Siri: Mijëra protestues në “Ditën e Martirëve”

Mijëra njerëz në Siri sot kanë marrë pjesë në marshimin në qytetin jugor, Dara, që është bërë qendër e lëvizjes në rritje anti qeveri.
Këtë protestë, aktivistët e kanë quajtur “Dita e Martirëve” dhe kanë bërë thirrje për demonstrata masive për t`i nderuar 70 personat e vrarë, gjatë dy javëve të protestave në Siri, shumica e të cilave ishin mbajtur në Dara.
Dëshmitarët thanë se afro 5 mijë njerëz kishin dale në rrugët e qytetit Dara duke brohoritur “dëshirojmë liri”.
Forcat e sigurisë ishin vendosur rreth qytetit, por nuk kanë ndërhyrë për t`i ndalur protestat.