Studenti kosovar, fiton çmimin e RTL
Besnik Salihi, student me origjinë nga Kosova, ka fituar çmimin kryesor në garën e gjigantit televiziv gjerman, RTL që ka të bëjë me temën e integrimit.
Filmi i tij i shkurtër “Ëndrra ime”, që trajton zhvillimin e pasionit të një grupi të rinjsh është vlerësuar si më i miri.
Ministrja për integrim në Gjermani ka vlerësuar garën e RTL duke thënë se kjo do të ndihmojë në eliminimin e barrierave dhe paragjykimeve për grupet e ndryshme etnike.