E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni: Jankulovska, mund të takohet me protestuesit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, ka thënë se është e gatshme të takohet me çdo person që do të kërkojë një takim.

Në këtë mënyrë, ajo iu është përgjigjur protestuesve të cilët vazhdojnë të demonstrojë kundër brutalitetit te policise dhe heshtjes institucionale.
 

Protestat tashmë kanë hyrë në javën e katërt, për shkak të vrasjes brutale të Martin Neshkoskit nga ana e policisë, ndërsa protestuesit planifikojnë të formojnë një iniciativë qytetare, me të cilën do të kërkojnë 10.000 nënshkrime për ndryshimin e ligjeve të diskutueshme të cilat do t`i konsultojnë me juristë.
 

Të rinjtë që protestojnë, do t`ua dorëzojnë nënshkrimet deputetëve në Parlament, prej ku presin bashkëpunim dhe marrje parasysh të kërkesave të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›