Jemen, hidhet në erë vendvotimi

Një shpërthim ka ndodhur në Aden të Jemenit duke shkatërruar të paktën një qendër votimi. Burimet zyrtare nuk raportojnë për të vrarë apo të plagosur.
Sulmi vjen një ditë para se shteti i Gjirit Arab të mbajë zgjedhjet për zëvendëspresidentin e vendit që do të vihej në krye të shtetit.
Zgjedhjet presidenciale të së martës janë elementi kryesor i marrëveshjes për transferim të pushtetit ndërmjet presidentit në largim, Ali Abdullah Saleh, dhe opozitës.
Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet pas 33 vjetësh në pushtet.
Në disa rajone kanë bërë thirrje të bojkotohen zgjedhjet presidenciale, të cilat kanë vetëm një kandidat – Abed Rabo Hadin, zëvendësin e Salehut.