E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letonia refuzoi rusishten, vlerësohet nga Lituania

Kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, ka vlerësuar pozitivisht Letoninë fqinje, cila ka kundërshtuar masën që do ta bënte rusishten gjuhë të dytë zyrtare në shtetin baltik.

“Votuesit letonezë kanë treguar pjekuri të lartë të shoqërisë së tyre civile”, ka thënë Kubilius.

Referendumi i sponsorizuar nga komuniteti rus është refuzuar nga shumica dërrmuese e votuesve, pasi 75 për qind e tyre kanë votuar kundër.

Rusët etnikë, të cilët janë zhvendosur në Letoni kryesisht gjatë epokës sovjetike, përbëjnë një të tretën e popullsisë prej dy milionë banorë në këtë vend. Ndërkohë Moska ka deklaruar se rezultatet e referendumit nuk janë pasqyrim i drejtë i ndjenjave të njerëzve në Letoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›