Italisë s`i duhen masa të reja kursimi

Kryeministri italian, Mario Monti, ka thënë se Italisë nuk i duhet paketë tjetër masash shtrënguese, pa marrë parasysh “nëse do të zgjasë recesioni”.
“Edhe nëse zgjat recesioni, edhe nëse situata në ekonomi nuk përmirësohet. Nuk do të jetë i nevojshëm plani i ri i kursimeve, sepse "kufijtë e kërkuar" janë përfshirë tashmë në planin e fundit, të miratuar nga Parlamenti dhjetorin e kaluar”, ka thënë Monti duke iu drejtuar ekspertëve financiarë në Bursën e Milanos.
Plani i miratuar do të duhet t`i mundësonte Italisë kursime në vlerë prej 20 miliardë dollarësh dhe ruajtjen e bilancit buxhetor në vitin 2013.
Italia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar.