Jemen konfuzion pas largimit te presidentit Saleh

Konfuzioni sundon në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, pas festimeve që përcollën largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh drejt Arabisë Saudite për të trajtim mjekësor. Shumë pyetje janë ngritur nëse presidenti që shpesh ka premtuar të lërë pushtetin, do të kthehet sërish. Sipas analistëve të BBC-së, largimi nga vend i ka dobësuar shumë pozitat e tij.
Trazirat që e kanë çuar Jemenin në prag të luftës civile nisën pikërisht nga kërkesa popullore për largimin e Saleh, dhe tashmë, që ai u largua, gjasat për tu kthyer janë të pakta.
Tashmë vendi ka një president në detyrë, Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili komandon edhe forcat e armatosura dhe shërbimet informative. Ai ka takuar anëtarë të fuqishëm të Ushtrisë dhe djemte e presidentit të larguar Saleh, raporton televizioni Al Arabija.
Konkluzioni. Presidenti Saleh ka ikur përfundimisht, një betejë e re për pushtet nis tashmë ku në lojë janë nënpresidenti, djali më i madh i Saleh, liderët tribalë dhe një lëvizje popullore, të gjithë në përpjekje për të marrë kontrollin.
Juli Prifti