E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremlini: Gaddafi, një lider i vdekur

Pozitat e kolonel Muammar Gaddafi sa vijnë edhe dobësohen, pasi pas sulmeve të Perëndimit ka edhur edhe një nga Moska.

“Gaddafi është politikisht i vdekur dhe nuk ka më vend në botën e qytetëruar”, ka deklaruar një burim i Kremlinit për mediat ndërkombëtare.

Burimi, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, është shprehur se përdorimi i forcës ushtarake kundër popullit është një veprim i papranueshëm.

“Vetë presidenti Medvedev, që nga fillimi, i ka vlerësuar në mënyrë negative reagimet e drejtuesve të Libisë ndaj ngjarjeve”, ka shtuar burimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›