E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, protestuesit pro palestinezë sulmojnë konullatën egjiptiane

Aden -Në Jemen, protestuesit e zemëruar kanë sulmuan sot konsullatën egjiptiane në qytetin jugor Aden, deklaruan dëshmitarët. Protesuesit sulmuan konsullatën, për shkak të bashkëpunimit të Kajros me Izraelin. Një dëshmitar deklaroi se protestuesit i vunë flakën flamurit egjiptian dhe vendosën një flamur palestinez në majë të ndërtesës.

Protesta u bë pasi afro 350 palestinezë u vranë dhe më shumë se 800 të tjerë u plagosën gjatë tre ditëve me sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës. “Disa nga protestuesit arritën të futeshin në konsullatë dhe shkatërruan disa materiale dhe dokumente", deklaroi një dëshmitar tjetër, duke shtuar se disa protestues ishin egjiptianë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Hossam Zaki, deklaroi se incidenti në konsullatë kishte përfunduar dhe kishte zgjatur 15 minuta. Agjencia zyrtare e lajmeve e Jemenit njoftoi se 20 arabë, përfshirë disa sudanezë, irakianë dhe palestinezë, u arrestuan "për përpjekje për të hyrë në konsullatë".

Agjencia nuk dha hollësi. Kriza lidhur me Gazën është sfida më serioze e politikës së jashtme me të cilën qeveria egjiptiane është përballur për vite, pasi është vendi i vetëm arab që kufizohet me Gazën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›