Jemen, vriten 6 militantë të Al Kaedës
Ministria e brendshme e Jemenit ka konfirmuar sot vrasjen e shefit ushtarak të Al-Kaedës në këtë vend, Kasem al-Rimi dhe të pesë bashkëpunëtorëve të tij, nga një sulm ajror.
Nëpërmjet të një deklarate, thuhet se Al-Rimi ishte vrarë dje kur raketa e kishte goditur makinën e tij në pjesën lindore të provincës Sada.
Jemeni ka intensifikuar fushatën kundër militantëve të Al-Kaedës në këtë vend, prej se Shtetet e Bashkuara e akuzuan Al-Kaedën në gadishullin arabik, për stërvitjen e të riut nga Nigeria, i cili u përpoq që të shkaktoj eksplodim në një aeroplan amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.