E Diel, 1 Nëntor 2026

E shtuna nga liqeni, qytetarët shijojnë natyrën

Megjithëse ndodhemi në muajin më të ftohtë të stinës së dimrit, rrezet e diellit kanë bërë që qytetarët e Tiranës të mos humbasin kënaqësinë e një shëtitje nga Parku kombëtar i liqenit artificial. Shumë preferojnë të shëtisin për të thithur ajërin e pastër dhe të freskët në këto ditë dimri, të tjerët të shëtisin nipërit e mbesat e tyre, por ka edhe nga ata që organizohen mjaft mirë për të bërë ndonje piknik të vogël ose të drekojnë buzë liqenit në ndonjë nga restorantet e tyre të preferuara.
Duke qenë se jemi në muajin janar ditët e ngrohta janë të pakta kjo bën që në fundjavë kur koha është me diell liqeni artifivial të mbushet nga vizitorë të shumtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›