Gjermani, borxhet publike rriten në 2.1 bilionë euro
Me gjithë rritjen e fuqishme të të ardhurave nga taksat dhe përpjekjet për kursim huatë e buxheteve publike në Gjermani po rriten edhe më tej.
Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2011 borxhet kapnin shifrën e dy bilionë eurove, më saktë te 2.072.2 miliardë euro.
Sipas të dhënave të Entit Kombëtar të Statistikave në Wiesbaden këto janë gati 32 miliardë euro ose 1.6 për qind më shumë sesa në fund të marsit.
Të ardhurat nga taksat u rritë në gjashtëmujorin e parë për arsye të koniunkturës.