Jemen/Ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë mbeten të mbyllura
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë në Jemen kanë qenë të mbyllura për të dytën ditë për shkak të sigurisë.
Këshilltari i presidentit Obama për terrorizmin, Xhon Brenan, tha se ka informacione për komplote terroriste të Al Kaedës ndaj caqeve në Jemen.
"E dimë se Al Kaeda ka pasur si cak ambasadën tonë dhe personelin diplomatik ndaj duam të bëjmë gjithçka është e mundur për të siguruar diplomatët dhe ekipin tonë në Jemen", tha Brenan.
Obama ka akuzuar degën e Al Kaedës në Jemen se ka pajisur me lëndë shpërthyese një qytetar nigerian, që dështoi në sulmin e tij ndaj një aeroplani