Mali i Zi, ndarje në qeveri për shkak të Kosovës
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës do të mund të thellonte ndarjet mes kreut shtetëror dhe partiak në Malin e Zi. Sipas deklaratave të pushtetarëve të lartë, përveç mosmarrëveshjeve të tjera, qëndron e hapur edhe çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Për arsyet e sipërpërmendura në njërën anë, gjendet kryeministri malazez Milo Gjukanoviç, e kryeparlamentari Ranko Krivokapiç dhe ministri i Jashtëm Rocen, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë nënkryetari i partisë dhe presidenti i vendit Vujanoviç dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Svetozar Maroviç. Gjukanoviçi ka përsëritur se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të ndryshojë dhe bëhet fjalë për "humbje kohe". Ai ka paralajmëruar edhe shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën në një periudhë të afërt dhe para marrjes së mendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në tone thuajse të njëjta , kanë qenë edhe deklaratat e kryeparlamentarit dhe shefit të diplomacisë së malit të zi. ndërkaq nga ana tjetër, presidenti Vujanoviq ka thënë se urdhrin për emërimin e ambasadorit në Prishtinë do ta nënshkruajë vetëm pasi të jetë njohur pakica malazeze në Kosovë dhe kur asaj pakice t'i sigurohet prezantim autentik. Njëkohësisht , ai ka porositur se Kosova duhet të krijojë kushtet për kthimin e të ikurve dhe të shpërngulurve. Maroviçi, ndërkaq, ka shtuar se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë