SHBA pranon hyrjen e të sëmurëve me HIV
SHBA shfuqizon një ligj që nuk lejonte hyrjen e personave të infektuar me HIV/AIDS në territorin amerikan.
Duke filluar që prej ditës së sotme, të gjithë personat e sëmurë me virusin vdekjeprurës kanë mundësi të shkelin në tokën e ëndrrave pas bllokadës së vendosur në vitin 1987.
Për rreth 20 vjet, ky ligj ka ndarë mijëra familje, ndërsa administrata Obama ka arritur ta eleminojë, duke hapur derën edhe ndaj personave të sëmurë.
Nëse hedhim sytë nga Europa dhe Azia Qendrore, vendet që nuk i pranojnë të infektuarit me HIV janë 21, pasi ata konsiderohen si një rrezik konstant për shëndetin publik.