E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemeni arreston 29 pjesëtarë të Al Qaidës

Jemeni ka arrestuar 29 pjesëtarë të dyshuar të Al Qaidës, që nga koha kur ka filluar aksionet kundër kësaj organizate, për të parandaluar sulmet kundër instilacioneve të naftës dhe interesave të huaja, përfshirë këtu edhe sulmin kundër ambasadës së Britanisë, ka deklaruar shefi për siguri kombëtare, Ali Mohammad Ansi.

Prania e Al Qaidës në Jemen është forcuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa Washingtoni ka theksuar se shtetasi i Nigerisë, i cili tentoi të hedh në ajër një aeroplan në ditën e Krishtlindjeve, ka theksuar se është ndihmuar nga pjesëtarët e Al Qaidës, të cilët veprojnë në Jemen.

Ansi theksoi se Al Qaida ka planifikuar sulme kundër institucioneve të Jemenit dhe kundër ambasadës së Britanisë në Sanaa.

“Deri me tani janë arrestuar 29 persona dhe autoritetet ende janë duke ndjekur terroristët e mbetur”, theksoi Ansi.

Ansi nuk komentoi incidentin në ditën e Kërshëndellave, kur një nigerian tentojë të hedh në ajër një aeroplan amerikan, incident ky i cili ka përqendruar vëmendjen tek Jemeni.

Nigeriani Umar Abdullmutallab, i cili është paditur nën akuzat se ka tentuar të hedh në ajër aeroplanin, i cili po ateronte në Detroit, ka theksuar se ka pasur lidhje me militantët e Al Qaidës në Jemen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›