E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, terrorizojnë qytetarët me armë para syve të policisë

 Ngjarja u regjistrua pasditen e shkuar në Rrëshen, ku dy shtetas në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Semaforit” kanë kërcënuar me armë qytetarët.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe arriti identifikimin e këtyre personave, shtetasit Arjan Përleka, 32-vjeç dhe Angjelin Perlaku, 23-vjeç, kushërinj.

Patrulla e përgjithshme e këtij komisariati, në përpjekje për kapjen e këtyre personave, është kundërshtuar nga këta të fundit me armën që mbanin konkretisht një automatik kallashnikov mod.56. Më pas, ata kanë vazhduar me kërcënimin e armëve, duke kryer vjedhjen e automjetit  tip  veture Ford ngjyrë e zezë me targa të huaja, që drejtohej nga një shtetas. 

Gjatë ndjekjes për kapjen e autorëve, është gjetur i braktisur automjeti në fjalë. Policia kreu një sërë kontrollesh në banesa, ndërsa mundi të kapte vetëm njërin prej autorëve, shtetasin Arjan Përleka, ndërsa personi i dytë është shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Lezhë, për vepren penale të “Vjedhjes me armë” të kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit me dhunë të forcave të rendit”. /Start/

                                                                                             2012-02-21 15:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›