E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen,mbyllen edhe ambasadat e Japonisë dhe Francës

Pas Britanisë, Gjermanisë e SHBA-së edhe Japonia e Franca i kanë mbyllur dyert e ambasadave në Jemen.
Tokjo e ka marrë vendimin për të mbyllur selinë diplomatike në Sanaa pas njoftimeve për tensionim të situatës në vendin arab për shkak të përplasjeve të policisë e ushtrisë me guerrilasit e Al Kaedës.
Edhe Parisi bën me dije se ambasada është mbyllur për arsye sigurie. Ndërkohë,Italia ka vendosur ta mbajë përkohësisht të hapur ambasadën edhe pse nuk përjashtohet që shumë shpejt të ndjekë shembullin e selive të tjera diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›