“Jemi koka e turkut mes MASH dhe Universitetit”
30/09/2009 Studentët e Vlorës në ditën e 3 të grevës
VLORE - Sapo hyn në godinën e re të universitetit “Ismail Qemali” shikon një prej klasave në kat të parë, të cilat kanë të vendosura në dritare shkrimin “Grevë urie”. Sapo hyn në derën e universitetit në krahun e djathtë dallon menjëherë se kush është dera e grevistëve për shkak të shënimit të vendosur në derë. Të rinjtë kanë vendosur në pjesë të ndryshme të klasës rregulloren e grevës, ndërsa në një prej tyre një numër telefoni, me nënshkrimin Kryeministri Berisha. Në ditën e dytë, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë shenja e lodhjes lexohet në fytyrën e tyre. Një prej grevistëve shprehet se kjo është një çështje mes ministrisë dhe universitetit dhe ata janë koka e turkut. Studentët kanë shtuar se kanë kërkuar tryeza me MASH dhe rektoratin, por kjo gjë nuk është pranuar dhe si zgjidhje përfundimtare është parë dhe greva, të cilën janë të vendosur t’i qëndrojnë deri në fund. Jashtë dyerve të universitetit janë me dhjetëra studentë të tjerë në mbështetje të grevistëve, të cilët shprehen se nëse situata nuk zgjidhet edhe ata do futen në greve brenda pak ditësh. I vetmi që i ka vizituar është deputeti i PS-së Eltar Dede, i cili është shprehur se vizita e tij nuk ka asgjë politike, por si deputet i Vlorës për të dëgjuar problemin e tyre.