Kriteret për emërimin e largimin e mësuesve nga puna
30/09/2009 Kontrata e re kolektive e punës, sindikatat kërkojnë ndryshime të kritereve të punësimit
Propozohen kritere të reja për punësimin dhe ushtrimin e profesionit të mësuesit për vitet e ardhshme. Duke marrë parasysh afatin e skadencës së kontratës kolektive të punës me arsimtarët në fund të 2009-s, përfaqësitë e sindikatave të arsimit në vend kanë diskutuar me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit elementet e rija që do të përmbajë kontrata e re kolektive e punës, që do të hyjë në fuqi gjatë 2010-s. Kreu i sindikatës, Xhafer Dobrusha, ka pohuar se është kërkuar që kohëzgjatja e kontratës të jetë katërvjeçare, por janë shtuar edhe elemente të rija në kriteret e punësimit të stafeve pedagogjike. Prioritet do të jetë hartimi i një neni të caktuar që do të ndalojë lëvizjet nga puna të mësuesve të emëruar si dhe certifikimi i emërimeve për mësuesit e rinj.
Lëvizjet
Për të përballuar ndryshimet e bëra në sistemin arsimor për shkak të reformës, janë shtruar kërkesat për shtrirjen e mëtejshme të kualifikimeve që duhet të kenë stafet pedagogjike. Dobrusha pohon se është propozuar që të bëhet certifikimi i emërimeve të reja të mësuesve që përfshihen në stafet mësimore çdo vit. Një pikë tjetër e rëndësishme e kontratës është dhe ajo e rregullimit të marrëdhënieve të punësimit për mësuesit e emëruar prej vitesh. Prej vitesh janë shfaqur probleme të shumta me lëvizjen e mësuesve sa nga një shkollë në një tjetër për të dhënë mësim. Këtu bëhet fjalë për ata mësues që janë të emëruar në një shkollë, por që për shkak të qëllimeve të ndryshme lëvizen për të dhënë mësim sa herë që fillon viti i ri mësimor ose dhe ndërmjet semestrave. Kontrata e re për këtë kategori parashikon që lëvizja e tyre të lejohet vetëm në rastet kur nuk do të përmbushen detyrimet e kontratës, çka do të thotë se do të shfaqen shkelje apo mospërmbushje të kushteve të punës, për të cilat mësuesit do ti kërkohet largimi.
Vjetërsia
Ndryshime do të ketë dhe në nivelin e përcaktimit të pagave apo në përmbushjen e kushteve të daljes në pension. Gjatë këtij takimi kreu i MASH ka shprehur mirëkuptimin dhe gatishmërinë e institucionit për të ngritur grupet dhe për të filluar punën e hartimit të kornizës përfundimtare të kontratës së re kolektive të punës të nivelit të parë. Gjithashtu ministri Tafaj kërkoi mbështetjen e sindikatave për rritjen e kërkesave ndaj mësuesve për aftësi më të larta profesionale, pedagogjike e shkencore për tiu përgjigjur kërkesave të sotme për një arsim cilësor dhe përfshirjen e tyre si aktorët më të rëndësishëm në reformat e MASH.