Turqit do të investojnë në miniera
30/09/2009 Prifti takon Ashanin
Nxitja e investimeve turke në Shqipëri do të vazhdojë në të ardhmen veçanërisht në sektorin e minierave. Gjatë një takimi që ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zhvilloi me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hasan S. Ashan, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit. Duke i shprehur mirëseardhjen, ministri Prifti vlerësoi marrëdhënien tradicionale, kulturore që gjithmonë ka ekzistuar midis dy popujve. Ministri i Ekonomisë vuri në dukje se pasuritë dhe rezervat e kromit, nikelit, bakrit dhe zinkut që ka vendi ynë, janë një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit shqiptar në tregun ndërkombëtar. Nga ana e tij, ambasadori turk u shpreh për konsolidimin e një bashkëpunimi reciprok midis palëve dhe në veçanti në mbështetjen e politikave të nxitjes së investimeve turke në Shqipëri. Ai përmendi me këtë rast kompani të suksesshme turke si, Kurum, Calik Group, të cilat po rrisin imazhin e Shqipërisë në Turqi për biznesin.