Tafaj, diplomat e lëshuara njihen nga ligji
30/09/2009 Greva e studentëve të Vlorës
Diplomat e lëshuara për studentët që kanë mbaruar ciklin katërvjeçar të studimeve të larta janë të gjitha të vlefshme jo vetëm për tregun e punës, por edhe për atë të studimeve të mëpasshme universitare. Në një tjetër dalje publike Ministria e Arsimit ka ritheksuar se greva e nisur nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Vlorës është e padrejtë, pasi vlefshmëria e diplomave të lëshuara për ta është në përshtatje dhe në përputhje të plotë me ligjin e arsimit të lartë. “MASH sqaron edhe një herë të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet universitare 4-vjeçare në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2008-2009, përfshirë studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, se diplomat e tyre janë tërësisht njëjta me diplomat e marra nga studentët e viteve paraardhëse. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë dallim në të drejtat që gëzojnë studentët për të vazhduar studimet e mëtejshme universitare dhe për punësim. Sqarojmë se mbi këtë bazë të gjithë studentët e diplomuar në Fakultetet e Drejtësisë në universitetet e vendit me kohëzgjatje studimi katër vjet u pranuan në konkursin e zhvilluar para disa ditësh nga Shkolla e Magjistraturës”, ka pohuar ministri Myqerem Tafaj.