E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jemi ne meshire te fatit"

Vete nxenesit e Liceut Artistik ne Gjirokaster kane shprehur shqetesim per vendimin ekstrem ne lidhje me mbylljen e perkohshme te shkolles se tyre. "Une kete vendim e shikoj si dicka shqetesuese", thote A. Dule, nxenes ne vitin e dyte te piktures ne kete shkolle. "Shqetesimi eshte i drejte, pasi catia e shkolles rrezikon te shembet, por une nuk e shikoj aspak te drejte vendimin per mbylljen e shkolles, pasi ne, po u mbyll shkolla, dalim ne rruge dhe jemi ne meshire te fatit", vazhdon 16-vjecari. Nderkohe edhe A. Shehaj, nxenese e vitit te trete, shpreh pakenaqesine e saj ne lidhje me mbylljen e shkolles. "Ne, si nxenes, kerkojme marrjen e masave per ndryshimin e gjendjes dhe rifillimin sa me shpejte te procesit mesimor", thote ajo. Liceu Artistik ne Gjirokaster ka qene nje nder shkollat me tradite ne profilin e vet ne rang vendi. Prej klasave te tij kane dale instrumentiste, kengetare, piktore, skulptore etj., te cilet kane bere emer jo vetem ne artin dhe skenen shqiptare, por edhe ne disa vende te botes. Pas rihapjes se tij perpara kater vitesh, kjo shkolle eshte kthyer ne nje faktor te rendesishem per zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike si koncerte, celje ekspozitash ne rrethe te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›