E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Gjate qeverisjes se PS-se vriteshin biznesmene

Numri i larte i vdekjeve ne muajin e pare te vitit, u be shkak i nje debati te ashper mes forcave politike. Perplasjet nisen me akuzat e kryetarit te komisionit te ligjeve dhe sigurise ne PS, Ylli Manjani, se keqqeverisja ka sjelle rritjen e numrit te larte te vdekjeve ku vetem ne janar kane humbur jeten 70 persona. Nderkohe qe i ashper ka qene reagimi i ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, i cili tha se gjate qeverisjes se Partise Socialiste, vriteshin e rrembeheshin biznesmene per t'i larguar nga konkurrenca. Manjani tha se "shteti i keqqeverisur, nuk mund te garantoje jeten e shtetasve te vet. Qeverise nuk i mungojne ligjet, nuk i kane munguar e as mungojne burimet njerezore e financiare, por ajo i mungon eshte vizioni dhe vullneti per te qeverisur mire". Por sipas Nishanit, PS nuk po ben gje tjeter vecse fushate mashtrimesh per qellime politike. "Te gjithe ata qe duan te shpifin me mashtrime, mendojne se shqiptaret e kane harruar se kriminele te rrezikshem dy vjet me pare, miq politikanesh, pronare biznesesh te grabitur, ekzekutonin duke i prere koken e shetitur ne qytet, qytetare qe guxonin te denonconin ne shtet krimet", replikoi ministri. Sipas tij, kur ne pushtet ishte PS rrembeheshin dhe ekzekutoheshin biznesmene per t'i larguar nga konkurrenca. Replikat vijuan ne Kuvend, ku nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, e kritikoi ministrin per gjuhen e urrejtjes, arrogances dhe kercenimit ndaj opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›