E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmimi, vellezerit therin kuneterit e motres

LUSHNJE - Nje krim ne familje ka tronditur qytetin e Lushnjes diten e djeshme. Dy persona nga Peqini kane shkuar ne banesen e motres se tyre te martuar ne fshatin Gjyshaj te komunes Ballagat, dhe kane therur me thike dy vellezerit e burrit te saj. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se Lushnjes. Dy te plagosurit jane derguar me urgjence ne repartin kirurgjikal te spitalit, ku kane marre ndihmen e pare mjekesore, nderkohe qe autoret e ngjarjes jane shpallur ne kerkim. Ngjarja ne fjale ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth ores 15:00. Policia tha se L. Gjyshja kishte njoftuar vellezerit e saj ne Peqin se dy kuneterit, vellezerit e burrit, e merrnin ne telefon duke e bezdisur ate. Ky ka qene edhe shkaku qe ajo kish njoftuar dy vellezerit Durim dhe Fiqiri Lleshi te vinin ne shtepine e saj qe te sqaronin konfliktin. Por gjate debatit ka nisur dhe sherri mes kater personave, qe ka vazhduar deri sa dy peqinasit kane nxjerre thikat duke qelluar dy krushqit me thike, te cilet ndodhen ne spital.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›