Jemi shtet

"…Mos të mendojë dikush që përmes këtij rasti ta mohojë të drejtën tonë për shtet. Përndryshe, Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministra të ndryshëm dhe nuk u bë kiameti që kanë dalë edhe atë ditë…"
Mosmarrëveshjet ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të vendit, lidhur me FSK-në, duket se kanë përfunduar të martën në mesditë.
Burime shumë të besueshme të Express`it thanë se, pas takimeve intensive ndërmjet komandantit të përgjithshëm të KFOR-it, Markus Bentler dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së vendit, është arritur pajtimi që ngërçi i katër ditëve të fundit të tejkalohet.
Ende nuk dihen saktë detajet e kësaj marrëveshjeje, por merret vesh se nënshkrues të saj janë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler dhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota.
Opozita në vend ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke u kërkuar institucioneve të vendit që t’i kërkojnë falje NATO-s për mosmarrëveshjen e datës 5 mars, kur Garda ceremoniale e FSK-së nderoi me armë zyrtarët shtetërorë.
Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që Kosova t`i kërkojë falje NATO`s.
Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me NATO-n për të ashtuquajturin incident me FSK-në, por edhe do të mbrojë pozicionin shtetëror në çdo rast.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar se rasti i FSK’së nuk krijon hendek me NATO-n, duke thënë se nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s.
Sipas tij, në ditët e sotme kërkimfalja është ritual religjioz dhe për këtë shkak edhe nuk ka arsye që t’u kërkohet falje forcave paqeruajtëse të KFOR-it, për shkak të dëshpërimit të tyre kur Garda ceremoniale e kësaj force është paraqitur e armatosur gjatë kremtimit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Kuçi ka thënë po ashtu se nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë.
Ai tha se pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla.
“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë dhe të kaluarën tonë . Mos të mendojë dikush që përmes këtij rasti ta mohojë të drejtën tonë për shtet. Përndryshe, Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministra të ndryshëm dhe nuk u bë kiameti që kanë dalë edhe atë ditë. Jemi të gatshëm që të bisedojmë me këdo, por jemi të gatshëm ta mbrojmë pozicionin tonë në çdo rast”, tha Kuçi.
Sipas tij, Kosova e di rrugën e saj, e cila është e përbashkët me forcat e NATO-s për integrime euroatlantike. Ndryshe, Aleanca Kosova e Re i ka rekomanduar Qeverisë së Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare që sa më parë të ulen dhe të zhvillojnë biseda për tejkalimin e mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e FSK-së.
AKR kërkoi rifillimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve, pas problemeve që kanë ndodhur ditët e fundit, të cilat shpunë në ndërprerjen e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe FSK-së.
Marrëdhëniet ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së u keqësuan para katër ditësh, saktësisht më 5 mars, kur Garda ceremoniale e FSK-së nderoi zyrtarët e lartë të shtetit në qendër të Prishtinës e pajisur me armë.
Kjo ka irrituar KFOR-in, sipas të cilëve me FSK-në ishin marrë vesh që ky nderim të bëhej pa armë dhe se ka qenë e papranueshme për ta prania e flamurit të NATO’ s në një eveniment të tillë siç ka qenë “Epopeja e UÇK-së”.