Zgjerohet kriza

Ekonomisti Peter Sanfey, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë se në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm se kriza ekonomike globale nuk do të ndikonte aq rëndë në vendet e Evropës Juglindore, u pa qartë se ky rajon pësoi një tronditje të madhe.
Sanfey thotë, në një intervistë për BBC, se rajoni reagoi me maturi ndaj krizës, "ndoshta më mirë sesa pritej". Sipas tij, Shqipëria duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizën, duke arritur rritje ekonomike pozitive në vitin 2009, ndryshe nga ekonomi më të fuqishme të rajonit, si Rumania. Ai paralajmëron për mundësinë që vorbulla e krizës ekonomike në Greqi të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve, dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.
Sanfey vlerëson se nuk ka shumë hapësirë veprimi. E nëse ka një rënie ekonomike në vendin fqinj, mirë është të përpiqesh t'i qëndrosh larg sa më shumë që të kesh mundësi. Shqipëria dhe vendet tjera në rajon duhet të fokusohen në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, në sensin se si të avancojnë reformat strukturore, të përafrohen më shumë me Bashkimin Evropian, si të aplikojnë politika më konkurruese dhe si të zhvillojnë potencialet e vendit.