E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Maxhoranca vullnet të plotë për bashkëpunim me opozitën

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka përsëritur të dielën vullnetin e maxhorancës për të bashkëpunuar me opozitën.

Në konferencën për shtyp me Presidentin e Hondurasit, Berisha duke ju përgjigjur interesimit të gazearëve se si do jënë marëdhëniet me opozitën, e cila prezencën e saj në sesionin e ri parlamentar që nis të hënën e ka kushtëzuar me një paketë kushtesh, si ajo pretendon, kreu i qeverisë nënëvizoi se do të pranojë cdo propozim konstruktiv.

“Qeveria do të pranojë çdo propozim konstrukstiv nga opozita dhe do ta vlerësojë e shqyrtojë atë me interesin e seriozitetin më të madh. Ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie, nuk ka lidhje me kushte. E rëndësishme është që bashkërisht të punojmë për konsolidimin e shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, institucioneve demokratike”,- theksoi Berisha.

Ndërkohë sa i përket gatishmërisë së mazhorancës për ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas letrës që i ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës lidhur me zgjedhjet e 8 majit, Berisha theksoi se qeveria është e hapur ngaj Komisionit të Venecias dhe se mirëpret kontributin e tij në reformën zgjedhore e të OSBE/ODIHR, por e cilësoi kodin aktual më konsensualin në historinë e vendit.

“Është një ligj në të cilin qeveria nuk ka refuzuar qoftë edhe një nen të vetëm të propozuar nga opozita. Ligj, i cili ka pasur ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR. Kjo ekspertizë e vlerëson këtë ligj si një bazë ligjore solide për zgjedhje demokratike. Duke theksuar këtë, ekzistojnë për dy zgjedhjet e fundit, një seri rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it. Mendoj se në përpjekje të përbashkët me opozitën, ne i kemi të gjitha gjërat tani të qarta në tryezë. E garantoj se qeveria është plotësisht e vendosur të zbatojë, të konvertojë, përktheje në ligje e vendime, së bashku me opozitën, secilin prej këtyre rekomandimeve”,- nënvizoi Berisha.

Kreu i qeverisë deklaroi se mirëpret ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, në konkretizimin apo në shndërrimin në ligj brenda standardeve ndërkombëtare të rekomandimeve europiane.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›