Jensen: Kreu i shtetit, njeri jashtë politikës
TIRANË- Ambasadori i Danimarkës, vendit që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Karsten Jensen i bëri thirrje politikës shqiptare të zgjedhë një president të pavarur, që të bashkojë popullin shqiptar. "Mendoj se shqiptarët kanë nevojë për një president të pavarur, me integritet të lartë, që mund të jetë simbol i unitetit të qytetarëve dhe që mund të bashkojë popullin shqiptar",- u shpreh ambasadori danez, për mediat. "Nuk mendoj se lidhjet partiake domosdoshmërisht janë të rëndësishme.
Nëse shihni historinë shqiptare, ju keni pasur presidentë që vinin nga parti të ndryshme, që e kanë përmbushur detyrën për të qenë përfaqësues të popullit. Megjithatë, mendoj se gjithashtu është e rëndësishme që të zgjerojmë këndvështrimin",- nënvizoi përfaqësuesi i BE-së.
Për ambasadorin danez, politika shqiptare mundet të gjejë një njeri që t'i përshtatet postit të njeriut të parë të shtetit. "Sigurisht që mundeni, nuk është çështje seksi, mendoj se nuk është as çështje moshe. Unë mendoj se në të gjitha fushat, mes grave, mes të rinjve, mes të vjetërve, mund të gjeninjerëz që kanë integritetin e nevojshëm për të zënë këtë post",- deklaroi ai. Sipas tij, "Presidenti nuk ka pse të jetë domosdoshmërish një politikan, unë mendoj se shumë njerëz në Shqipëri kanë integritetin e nevojshëm që të jenë mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar".
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)