Mandati i Seserit, KQZ mblidhet ta zëvendësojë me Edison Konomin
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet për të zëvendësuar vendin e mbetur bosh në Kuvend nga deputetja socialiste Rudina Seseri, me kolegun e saj në listë pritje, Edison Konomin. Pas një debati, mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, tashmë u qartësua që në vend të Gjon Bardhit, i cili vinte në këtë listë pas Rudina Seserit, do të mandatohet Edison Konomi për shkak se Bardhi vendosi të mbajë mandati e tij, si kryetar i baskisë së Fushë-Krujës. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli sqaroi për median se kjo situatë duhet sqaruar në reformën zgjedhore e cila po diskutohet në Kuvend në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
"Në momentin që KQZ vihet në dijeni nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për vakanca të caktuara në grupet parlamentare procedon menjëherë duke thirrur mbledhjen e tij dhe duke zëvendësuar deputetin e larguar, për shumë arsye, objektive ose subjektive, me deputetin e radhës për arsyen e thjeshtë sepse KQZ është institucioni ku janë të depozituara ligjërisht listat shumemërore për deputetë", - sqaroi dje zëdhënësi i KQZ-së.
"Pra, - shtoi ai, - në këtë rast KQZja është totalisht e varur nga kërkesat që vijnë nga Kuvendi i Shqipërisë e nuk është KQZ-ja ajo që fillon procedurat". Vendimi unanim i Kuvendit, me 138 pro dhe asnjë kundër, i hapi rrugë KQZ-së t'i kalojë mandatin emrit pasues në listë, pas raportit të hartuar nga deputetët në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)