E Diel, 1 Nëntor 2026

Jensen për politikën: Të shkundet nga e kaluara

Megjithëse ishte një aktivitet kulturor festiv për lancimin e koncerti të grupit rock the block, Ambasadori danez Karsten Jensen ka dhënë edhe një mesazh për klasën politike, e cila sipas tij duhet të shkundet nga e kaluara për të parë më shumë bashkarisht për të ardhmen europiane të vendit. Ndërsa për ambasadorin hollandez Henk Van den Dool, Europa nuk është vetëm mesazh për politikën, por edhe mundësi më shumë për të rinjtë.
 

“Të gjithë në Shqipëri e dinë se ku dhe cfarë është blloku. Duke thënë rock the block, ne po përpiqemi të cojmë edhe një mesazh të vogël politik. Ndoshta duhet të shkundim edhe një pjesë të së kaluarës së këtij vendi dhe të shikojmë rreth të ardhmes. E mendoj se këta të rinj që ne i sjellim nga vende të ndryshmë të Europës e tregojnë të ardhmen” tha ai.

Deklaratat e Ambasadorëve u bënë gjatë konferencës për shtyp, ku u lancua grupi rock the block, i cili sjell në Shqipëri banda rroku nga Danimarka, Hollanda, Austria, Çekia dhe suedia. Aktivitetet e këtij grupi fillojnë këtë të shtunë me një koncert festiv në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në kuadër të muajit të Europës që po organizohet nga delegacioni i BE në Tiranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›