E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e FRESH, 6 kandidatët nisin nga Korça

6 kandidatët e përzgjedhur nga kryesia e PS-së nisin fushatën e prezantimit të platformës më tyre për të marrë kreun e FRESH.

Debati i parë publik është zhvilluar në qytetin e Korçës, ku në prani edhe të kryesocialistit Rama kondidatët prezantuan vizionin e tyre për formimin rinior më të rëndësishëm të PS-së, si edhe i janë përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve në sallën e teatrit” Andon Zako Çajupi”.

“Do t`i kthej vlerat që gjithësecili ka në motorrin e këtij forumi. Duke vlerësuar çdo anëtar dhe jo duke e vlerësuar atë thjesht si numerikisht të vlefshëm në çdo takim. Unë nuk dua një FRESSH vetëm me numra, por një FRESSH me të rinj të motivuar dhe aktiv”-tha njëri ngga kandidatët, Juxhin Çela.

“Ju të gjithëve do ju jap fjalën, të cilën sigurisht do e mbaj. Do vazhdoj të punoj me të gjitha forcat së bashku me të gjithë ju, që ky forum të forcohet edhe më tej për t`u bërë një front edhe më i madh rinor, dinjitoz, progresist, opozitar, demokratik në çdo qelizë të mjedisit shqiptar”u shpreh Elisa Spiropali .

“Gjëja e parë që mësojmë ne në arkitekturë është që një objekt duhet të jetë detyrimisht i fortë dhe i qëndrueshëm. A nuk është kjo ajo që ne duam për FRESSH? Një organizatë që t`i rezistojë sfidave dhe vështirësive”-tha Joleza Koka .

“Duke qenë sa më shumë të motivuar duhet të punojmë në mënyrë që e sotmja të ndryshojë, dhe e ardhmja e Shqipërisë të mos jetë njësoj si e sotmja, të arrijmë fitoren e zgjedhjeve të 2013-tës. Që unë jam e bindur që do fitojmë se nuk ka si të jetë ndryshe, duke qenë se Partia Socialiste është shembulli që e udhëheq këtë vend”-theksoi Maria Myridinas.

“Unë sot ju bëj një ftesë të gjithë të rinjve që kanë një mendje të hapur dhe një dëshirë të zjarrtë për të dhënë kontributin e tyre si politik, ashtu edhe qytetar, të bashkohen me ne. Jo vetëm thjesht si anëtarë, jo vetëm si masë, por si lëndë, si elementë të rëndësishëm të vendimmarrjes politike”-u shpreh Artur Micko.

“Është e vërtetë që ne nuk mund të ofrojmë vende pune, por ne do t`i krijojmë të gjitha mundësitë të rinjve eurosocialistë, të informohen, të trajnohen, të orientohen drejt mundësive më të mira për t`i integruar ata në tregun e punës. FRESSH do të kërkojë forcimin e rregullave të arsimit në të tre nivelet e studimit, në arsimin parauniversitar, profesional dhe universitar”-tha Elis Hoxha.
 

Deri në 12 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet për FRESH, kandidatet do te zhvillojnë 36 debate në qytetet e Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›