Inaugurohet Varreza Monumentale në Kllogjer, Idrizi: Meka e shqiptarisë
SARANDË- PDIU ka inauguruar sot në Kllogjer Varrezën Monumentale për të nderuar dhe respektuar kujtimin e mijëra shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën në rrugëtimin e tyre nga Çamëria në Shqipëri. Pritet që po sot në Qafë Botë, PDIU të mbyllë edhe fushatën elektorale.
Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se, “Sot plotësuam një amanet njerëzor, duke falur pas 70 vitesh xhenazen e tyre, si për çdo njeri që lë këtë botë. Ne i kthyem të gjithëve një pikë kujtese, për mijëra njerëz që u sakrifikuan dhe vranë që do jenë qendrestarët tanë, kjo është pika e referencës se si do kërkojmë drejtësi për çështjen çame.
Sipas Idrizit ky vend do jetë për të gjithë Meka e shqiptarisë. Ai nënvizoi më tej se do çojë përpara amanetin e çamëve të rënë për të kërkuar drejtësi
“Sot kemi një varrezë njerëzore dinjitoze, ne kërkojmë drejtësi, amaneti i tyre që dhanë jetën këtu kërkojnë drejtësi, ne i bëmë të pavdekshëm, sot shpirtrat e tyre por edhe shpirtrat tanë janë më të lehtësuar. I bëmë të parët tanë të pavdekshëm”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)