E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqje kryeministri i Malit

Kryeministri i Malit, në Afrikë, ka dhënë dorëheqjen në një fjalim televiziv, pak orë pasi u arrestua nga ushtarët që ishin prapa një grushti ushtarak të organizuar në muajin mars.

Cheik Modibo Diarra u arrestua në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bamako, në bazë të një urdhri të lëshuar nga lideri i grushtit të shtetit, kapiteni Arnadou Sanogo.

Diarra, i cili pritej të udhëtonte për në Francë, u bë kryeministër i një qeverie të përkohshme në muajin prill, pasi ushtarakët ia dorëzuan pushtetin civilëve.

Astro-fizikanti 60-vjeçar kishte mbështetur planet për të dërguar një forcë ushtarake të Afrikës Perëndimore në gjysmën veriore të Malit, që u mor nën kontroll nga kryengritësit tuaregë.

Por tendosjet mes ushtarëve që drejtuan grushtin e shtetit dhe kryeministrit civil, që ata u detyruan të caktonin, u rritën ndjeshëm në javët e fundit.

Shumë mbështetës të regjimit ushtarak ishin kundër ndërhyrjes së një force të huaj, duke thënë se atyre u nevojitej vetëm një mbështetje financiare dhe logjistike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›