Jep doreheqjen Kofi Annan
Organizata e Kombeve të bashkuara ka deklaruar se i dërguari i saj special për Sirinë Kofi Annan ka dhënë dorëheqjen. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun u shpreh se Anan ka vendosur të mos rinovojë mandatin e tij i cili përfundon ën fund të muajit gusht. Anan është autor i planit të paqes prej gjashtë pikash për Sirinë, i cili kishte për qëllim ndalimin e dhunës që ka përfshirë vendin prej 17 muajsh. Ku opozita kërkon me ngulm largimin nag posti të presidentit Bashar Al Asad. Por plani nuk është marrë asnjëherë parasysh dhe në këtë mënyrë dhuna në Siri vazhdon duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Ban Ki Mun u shpreh se Annan meriton admirimin e thellë për mënyrën se si ka nxjerrë në pah aftësitë e tij ën këtë fushë por dhe për punën e palodhshme dhe shumë të vlerësuar në situatën e vështirë që po kalon Siria. Mun shtoi se ai ishte në bisedime me Ligën Arabe për të gjetur një pasardhës që do të ishte në gjendje të vazhdonte përpjekjet e Annan. “Mbetem me bindjen se gjakderdhja nuk është përgjigja dhe çdo ditë e më shumë do të bëhet më e vështirë për të gjetur një zgjidhje si dhe sirianëve do i shtohen më shumë vuajtjet”, ka përfunduar sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Mun.