E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec vetevritet efektivi i policise

Një punonjës i policisë është gjetur i vetëvrarë  brenda në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, të qytetit të Pogradecit, atje ku dhe viktima banonte. 
Kanë qenë të afërmit e tij që njoftuan policinë sapo panë trupin e pajetë dhe të gjakosur të 48 vjeçarit, Remzi Jashari, baba i dy fëmijëve. 
Sipas Policisë së Pogradecit vetëvrasja e efektivit të policisë është shoqëruar me mister, pasi ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. 
Familjarët të cilët janë marrë në pyetje nga policia, nuk kanë afruar ndonjë të dhënë e cila mund të mundësonte zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Viktima kishte plagë me armë zjarri në gjoks, dhe sipas policisë ai është qëlluar me armën e shërbimit. Të njëjtat burime thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›