E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla te pamjaftueshme ne Tirane mesimi me turne dhe kete vit

Qarkut të Tiranës po i shtohen shkolla të reja duke i dhënë mundësi nxënësve të mos udhëtojnë larg për të marrë njohuritë bazë të shkollës.
Investimi më i fundit është shkolla 9 vjeçare në komunën e Farkës e cila u inspektua nga ministri i Arsimit e Shkencës Myqerem Tafaj dhe prefekti i qarkut Tiranë Keltis Kruja.
Por këto investime do të vazhdojnë sipas ministrit Tafaj në mënyrë që të zgjidhet përgjithmonë mësimi me turne, i cili do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti shkollor në kryeqytetin e Shqipërisë.
Shkolla 9 vjeçare në Komunën Farkë ka kushtuar 64 milionë lekë të reja dhe në shtator do të jetë gati të presë nxënësit e kësaj komune dhe zonave përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›