E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Marrëveshja me Kosovën ishte historik

BEOGRAD- Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi dje se vendimi për nënshkrimin e marrëveshjen me Kosovën ishte ngjarje historike dhe se nuk ishte e vërtetë se zyrtarët e lartë serbë e kanë përdorur këtë gjë për të fituar datën e fillimit të bisedimeve për pranimin në Bashkimin Evropian.

"Duke filluar tratativat për marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel, ekipi negociator i Beogradit kurseu ç'të mundte dhe është absurd opinioni i një pjese të popullit serb se Kosova u shit për të fituar një datë", nënvizoi kryeministri Daçiç për radiotelevizionin serb, RTB.

"Interesi i shtetit dhe kombit serb për t'u pranuar në BE ka si qëllim kryesor një jetë më të mirë për popullin. Këtë qëllim nuk mund ta arrijmë vetëm duke qënë të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja, ndërkohë që Rusia qëndron larg, dhe nuk mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë pa procesin e integrimit", deklaroi kryeministri serb.

"Serbia do të zhvillojë bisedime hap pas hapi për pranimin në Bashkimin Evropian, si çdo shtet tjetër. Thashethemet rreth pengesave të reja për Serbinë nuk janë të vërteta. Ne nuk i kemi përmbushur kushtet vetëm duke zgjidhur çështjen e Kosovës, pasi kjo fazë është vetëm fundi i një fillimi. Le të fitojmë më mirë zgjuarsisht, sesa të përpiqemi të luftojmë vetëm kundër gjithë botës, meqënëse nuk mund t'ia dalim mbanë në mënyrë tjetër", përfundoi Daçiç.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›