E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i policisësë Dibrës, Premçi: S' do hesht

TIRANE- Shemsi Premçi drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës i ka dorëzuar sot dorëheqjen Drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.

Dorëheqja e tij ndodh dy ditë pasi ministri i Brendshëm urdhëroi pezullimin e tij nga detyra për shkelje disiplinore. Në vend të tij do të vendoset Hasan Gjegjeri.

"Do luftoj dhëmbë me dhëmbë me mafian e shpellave të Bulqizës që e kanë rrënjën në Tiranë. Nuk do hesht më”- deklaroi Premçi në një konferencë për shtyp.

Gjatë fushatës elektorale, Shemsi Premçi atëherë drejtori i forcave speciale të policisë shqiptare, Premçi paditi penalisht ministrin e Brendshëm të komanduar në detyrë në atë kohë, Avenir Peka, se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të përdorë forcat speciale në mitingjet e fushatës. Prokuroria pranoi kallëzimin penal dhe dy muaj më pas deklaroi mbylljen e cështjes. Më vonë Premçi u transferua në postin e Drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës.
vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›