Jep dorëheqjen, Prençi: Mafiae kromit i ka rrënjët në Tiranë
TIRANE- Drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës, Shemsi Prençi , ka dorëzuar sot dorëheqjen duke e akuzuar strukturat e larta në Ministrinë e Brendshme dhe vetë Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, se po përkrahin mafian e kromit.
"Sot jap dorëheqjen nga cdo funksion i policisë së shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është katandisur në një njeri që mban vetëm celësat e kashtës. Më pezulloi nga puna sepse “u kisha rënë ndesh grupeve kriminale që janë të lidhur me grupe mediatike dhe për ti hapur rrugë shfrytëzimit të pasurisë kombëtare” tha Prençi në një prononcim për shtyp para Drejtorisë së Policisë së Shtetit, menjëherë sapo dorëzoi dorëheqjen.
“Ta harrojnë se duke më kërcënuar me bukën e gojes apo me jetën unë do të hesht. Nuk gjeta mbështetjen në shtet. Është koha që qytetarët të dëgjojnë. Do denoncoj në në publik pasi nuk janë të lidhura me shpellat e mafias. "Do luftoj dhëmbë me dhëmbë me mafian e shpellave të Bulqizës që e kanë rrënjën në Tiranë. Nuk do hesht më”- nënvizoi Prençi
Ish drejtori i forcave speciale të policisë shqiptare tha se ishte munduar të luftonte mafian e kromit dhe ta denonconte por "I gjendur përballë shpellave denoncimi im ka rënë në vesh të shurdhët".
Dorëheqja e tij ndodh dy ditë pasi ministri i Brendshëm urdhëroi pezullimin e tij nga detyra për shkelje disiplinore, ndërsa SHKB nisi një hetim disiplinor. Në vend të tij do të vendoset Hasan Gjegjeri.
Kohët e fundit bizneset të kromit pranë qeverisë akuzuan drejtorin e policisë se po bënte luftë selektive ndaj tyre, duke tejkaluar kompetencat dhe duke ndaluar eksportin e këtij minerali të rëndësishëm në tregjet e huaja. Një pjesë e biznesmenëve të kromit reaguan ashpër ndaj një aksioni të fundit të drejtuar nga Prençi, ku ai kishte bllokuar 14 kamionë të ngarkuar me krom për mangësi në dokumentacion.
Gjatë fushatës elektorale, Shemsi Prençi atëherë drejtori i forcave speciale të policisë shqiptare, Prençi paditi penalisht ministrin e Brendshëm të komanduar në detyrë në atë kohë, Avenir Peka, se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të përdorë forcat speciale në mitingjet e fushatës. Prokuroria pranoi kallëzimin penal dhe dy muaj më pas deklaroi mbylljen e cështjes. Më vonë Premçi u transferua në postin e Drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës.
(sg/shqiptarja.com)