Jep dorëheqjen edhe Albana Shtylla. PS pa përfaqësues në KQZ
Pas Denar Bibës, dorëheqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka dhënë edhe Albana Shtylla, anëtarja tjetër e propozuar nga Partia Socialiste për këtë post.
Shkaqet e dorëheqjes së saj janë të njëjta me ato të Bibës.
Dorëheqja e saj është depozituar paradite në KQZ.
Akti i Kuvendit me shkarkimin e Muhos ka cenuar rëndë pavarësinë e çdo anëtari të KQZ, tha Shtylla.
Me vendimin e Parlamentit është cenuar pavarësia vendimmarrëse e KQZ-së. U betova se gjatë ushtrimit të detyrës do të ruaj pavarësinë edhe pse u propozova nga PS. Diskutimet e fundit kanë nxjerrë në pah se anëtarët e KQZ janë përfaqësues politikë, thekson Shtylla.
Në këtë mënyrë Partia Socialiste ka mbetur pa përfaqësues në KQZ.
Disa media flasin se kjo lëvizje mund të sjellë rikompozimin e KQZ-së./ep