TemA TV/ Bashës i humbet shumica: Më 23 qershor vendosin qytetarët. Rama: Do mbrojmë qytetarët nga abuzimet e tua (VIDEO)
Kryebashkiaku Lulzim Basha duket në pikë të hallit tani që ka humbur shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas bashkimit të këshilltarëve të PS dhe LSI.
Duke folur nga Lapraka, Basha tha se projektet do të vazhdojnë. Por media ka insistuar se tani ai nuk i miraton dot projektet, pasi Këshilli Bashkiak do jetë në dorë të koalicionit PS- LSI.
Atëherë Basha tha se ky është vendim politik dhe se më 23 qershor do vendosin qytetarët nëse duan një qytet më të mirë apo jo. Basha tha se Rama synon të bllokojë Bashkinë e Tiranës siç ka bërë gjithmonë.
Qëndrimi i djeshëm nuk ka të bëjë me bashkinë e Tiranës. Qëndrimet vijnë pas vendimit të parlamentit. Janë vendime politike. Nga kjo pikëpamje më vjen keq që konstatoj se e vetmja strategji e ish kryetarit të bashkisë është konflikti politik dhe instrumentalizimi i bashkisë si një arenë konflikti politik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me bashkinë por me 23 qershorin dhe qytetarët e Tiranës do të vendosin nëse do ti kthehen pluhurit dhe baltosje, apo të ecin përpara, tha Basha.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i PS, Edi Rama, që tha se tani shumica do mbrojë qytetarët nga abuzimet e Bashës.
E paska harruar zërin e qytetarëve që flasin përmes Këshillit Bashkiak, po ska faj, ska bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në këshill.
Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet sa për TV, abuzimet e vjedhjet në bashki e qarqe, shkruan Rama në Twitter./ep