E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri Reforma zgjedhore objekt kryesor do te jete zbatimi i rekomandimeve te OSBE ODIHR-it

Damian Gjiknuri, deputeti i Partisë Socialiste, i ngarkuar për reformën zgjedhore pohon se bisedimet me demokratët nuk janë ndërprerë çka konfirmohet pa shumë detaje edhe nga demokratët. Për gazetarët Gjiknuri tha se puna kryesore e komisionit do të jetë zbatimi i rekomandimeve të OSBE ODIHR-it, por sipas tij, i duhet dhënë zgjidhje e plotë të gjithë problematikes që opozita apo mazhoranca kanë hasur gjatë dy proceseve të fundit zgjedhore.

Partia Socialiste tha se nuk kushtëzon kryerjen e reformës zgjedhore me ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili sipas Gjiknurit për çështjen e rajoneve do të kërkonte ndërhyrje në Kushtetutë. Por cilat janë ato çështje të karakterit administrativ që sipas socialisteve duhen marrë parasysh.

Një pjesë e këtyre problemeve në fakt u shfaqën edhe gjatë zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste, kur anëtarësia e saj po zgjidhte delegatët e Kongresit. Në disa raste zgjedhësit nuk gjeten emrin e tyre në listë, në zona të tjera listat e delegatëve ishin renditur nga qendra, jo nga baza. Pati raste të votimit familjar, veçanërisht masiv problemi u shfaq në Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›