E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LSI kerkon te jete pjese e reformes zgjedhore

140 mijë votat diferencë në zgjedhjet e 8 majit janë edhe arsyeja e fitores së mazhorancës në Këshillat e Qarkut në thuajse të gjithë vendin tha kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një interviste në studion e ABC News. Meta u tregua indiferent për akuzat e opozitës.

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të përfshihet në procesin e reformës zgjedhore tha kreu i LSI-së, ndërsa paralajmëroi probleme në zgjedhjet e ardhshme nëse do të ketë një marrëveshje të minutave të fshehtë në minutat e fundit mes dy partive të mëdha.

Kreu i LSI-se tha se nuk paragjykon negociatat mes socialistëve dhe demokratëve për reformën zgjedhore, por kërkoi transparencë për një proces që ka të bëjë me votën e të gjithë qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›