E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

PRISHTINË- Kreu i Agjencisë, Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha jep dorëheqjen. Dorëheqja e tij vjen tri ditë pasi Ambasada e Amerikës kishte tërhequr përfaqësuesen e saj, Bernadette Roberts, nga Bordi i AKP-së për shkak të mospajtimeve me udhëheqjen e këtij agjencie.

AKP-ja pritet të lëshojë një deklaratë për mediat, në të cilën do të sqarohen arsyet e dorëheqjes së kryesuesit të Bordit të këtij institucioni, transmetojnë mediat kosovare.

Rexha tërhiqet nga pozita e tij në ditën kur po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u paralajmërua se do të kërkohet shkarkimi i tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›