E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi i Arben Malaj në Vlorë, Gjika: Veprimi politik, nuk e mbështesim

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me kandidimin e Arben Malaj në këtë qark.

Në një prononcim pë mediat, kryebashkiaku Gjika është shprehur kundër kandidimit të Arben Malajt si deputet i pavarur në Vlorë, ndërkohë teksa e ka cilësuar veprimin politik i ka bërë thirrje të tërhiqet.

Gjika duke folur në emër të socialistëve i ka kujtuar Malajt, se “është ende borxhli ndaj Vlorës”.

Arben Malaj, deputet dhe ish-ministër i Financave ka shpallur kandidimin e tij si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, pasi kryesia e PS-së nuk e futi në listat për zgjedhjet e 23 qershorit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›