Jep dorëheqjen kreu i Ligës së Veriut, Umberto Bossi

Umberto Bossi
Ky është lajmi më sensacional dhe ndoshta më sinjifikanti, i politikës italiane që pas rrëzimit të qeverisë së Silvio Berluskonit në nëntor. Umberto Bossi ka dhënë dorëheqjen si lider i Ligës së Veriut, e cilësuar si lëvizje separatiste, formuar 21 vite më parë.
Dorëheqja erdhi pasi prokurorët pretendojnë se paratë e taksapaguesve që kanë shkuar për arkën e Ligës së Veriut janë përdorur nga Bossi dhe familja e tij.
Liga e Veriut është aktualisht e vetmja parti në opozitë përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Mario Monti.
Bossi, që njihet si kritik i ashpër ndaj korrupsionit në jetën publike, ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.
Kreu i thesarit për Ligën e Veriut, Francesco Belsito dha dorëheqjen një ditë më parë pasi prokurorët e akuzuar se ka përdorur fondet e partisë për llogari të Bosit, që kanë shkuar për pushime, arendi apo dhe fëmijët e tij.
Këto lëvizje i hapin rrugë marrjes së drejtimit të partisë nga ish-ministri i Brendshëm Roberto Maroni, i cili konsiderohej si rivali kryesor i Bossit. /F.S/