E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha-Erdogan: Kemi pikëpamje identike

Berisha - Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në përfundim të ditës së parë të vizitës në Turqi ka zhvilluar një takim me homologun e tij Taip Erdogan. Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë, që u pasua me takimi mes dy delegacioneve qeveritare,  turk dhe atij shqiptar ku mes dy vendeve u nënshkruar dy marrëveshje.

Në fjalën e tij, Erdogan u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë vëllazërore dhe e konsideroi Shqipërinë vend të veçantë në Ballkan. Ai foli për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vende.

Aktualisht, vlera e tregtisë mes dy vendeve është 400 milion dollarë dhe sigurisht që kjo nuk tregon kapacitetin e vërtetë për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Shumë investitorë turq po vijojnë investimet e tyre ne shtetin shqiptar. Ne kemi vullnet të përbashkët për të shtuar edhe më tepër investimet turke në Shqipëri dhe synojmë që investimet turke në Shqipëri ta kalojnë masën e 1 miliard dollarëve qe jane aktualisht, tha Erdogan.

Kryeministri turk paraprakisht urojë edhe 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me këtë rast, Berisha e ftoi atë për vizitën për këtë festë. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai tha se |nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here.

Kreu i qeverisë shqiptare duke vlerësuar rolin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan theksoi se pikëpamjet e Shqipërisë janë identike me ato turke duke pasur këtu parasysh mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se shpreh admirimin tim për qëndrimin e kryeministrit Erdogan në çështjen e Sirisë. Dy ditë më parë, Erdogan kritikojë ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së se po lejon shtytjen e popullit sirian duke mos ndërhyrë. /F.S/

Takimi me Presidentin Gyl

Kryeministri Sali Berisha ndodhet për një vizitë dy ditore në Turqi me ftesë të homologut të tij Taip Erdogan.

Fillimisht Berisha është takuar me presidentin e Turqisë Abdulla Gyl. Kreu i qeverisë Shqiptare pasi i shprehu falënderime presidentit turk për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën, ka informuar atë për reformat e ndërmarra me qëllim integrimin në Bashkimin Evropian.

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet vëllazërore mes të dy vendeve e kombeve dhe vullneti i palëkundur i të dy palëve për ti thelluar lidhjet e panumërta të miqësisë mes dy popujve, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Presidenti Gyl e siguroi Kryeministrin Berisha se Turqia do vijojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, presidenti turk e siguroi Kryeministrin Berisha se si president i vendit mik do të vijojë të nxisë investitorët turq për të investuar në Shqipëri. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›