Shkodër, sekuestrohen cigare kontrabandë

Foto ilustruese
SHKODER- Një aksion i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Shkodër është mbyllur me sekuestrimin e 37 mijë paketa cigaresh.
Policia tha se 4500 paketa u gjetën pa pullë, ndërsa 14 të tjera me pulle fiskale por të pashoqëruara me faturë tatimore.
Sekuestrimi i paketave kontrabandë u bë një pjesë në shtëpinë e shtetasi të identifikuar me inicialet Besnik Lishi, ndërsa pjesa tjetër në makinën e tij. Policia bllokoi automjetin e tij me targa SH 0855 E.
Lishi akuzohet për veprën penale të transportimit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë. Ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me aksionin, apo detaje lidhur me mënyrën se si dhe nga ku kanë hyrë në Shqipëri këto cigare.