Kina heq ndalesën për stacionet e reja bërthamore

Kina ka hequr ndalesën për ndërtimin e një stacioni të ri bërthamor, të imponuar pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë vitin e kaluar.
Qeveria tha se vetëm ndërtimi i disa stacioneve bërthamore, vetëm në zonat bregretare, do të lejohet para vitit 2015.
Sipas njoftimit, ndërtimi i stacioneve do të duhet të plotësojë standardet më të rrepta të sigurisë.
Ndërtimi i një stacioni të ri bërthmor është pjesë e planit të qeverisë, në reduktimin e emisioneve të qymyrit dhe varësinë e frenuar nga importet e naftës.
Kina aktualisht ka15 stacione bërthamore funksionale, me 26 të tjera që janë në ndërtim e sipër.